Friday, July 31, 2009
Monday, June 29, 2009
Çamëria e gjithë shqiptarëve
Bisedë me Shkëlqim Gjoçukaj,
drejtor i Burgut 314, Burrel
- Zotëri Gjoçukaj, ju keni një post politik. Po të mos ishit drejtor në këtë vend kaq të përfolur me emër të keq (nga koha e diktaturës), cili do të qe profesioni tjetër i juaji, se ju pëlqen edhe letërsia?
- Jam ushtarak karriere me gradën kolonel. Kam qenë komandant i Divizionit të Tretë të Këmbësorisë Burrel, karrierë që u ndërpre pas ardhjes së socialistëve në pushtet. Jam drejtor burgu, (burgu më famëkeq në Shqipëri), por jam edhe qytetar i mirë. E vërtetë! Më pëlqen letërsia. Kam rreth 2500 libra artistikë, historikë, shkencorë etj., por edhe pse jam drejtor, nuk jam njeri i rrymës së ashpër, jam për zbatimin e ligjit, nëpërmjet këshillës dhe edukatës. Burgu i Burrelit tani është shumë i hapur, me rregulla që kohët e fundit kanë qenë shumë tolerante, ku jepen leje për ata që janë në dy vjet ose më pak kohë burgimi, bëhen aktivitete kulturore, (kam bërë promovimin e një libri të një të burgosuri të talentuar me burgim të përjetshëm), veprimtari sportive, aplikohet feja me mesha për të dënuarit etj.
- Meqë jemi tek letërsia, sa e njihni atdhetarin dhe shkrimtarin disident Bilal Xhaferri?
- Njoh jo vetëm apostullin e disidencës Bilalin, por njoh dhe persekutimin e familjes dhe të së motrës, që nuk e takoi kurrë deri në vdekje. Ai sistem mundi të bënte çdo ligësi, (se edhe e helmuan në Amerikë), siç bëri edhe me Aristidh Kolën në Athinë, e helmuan në korridor të spitalit. Ka shkruar shumë, por nuk më kujtohen të gjitha veprat e tij, mmbaj mend mirë vetëm romanin “Krastakraus”, që e kam në koleksionin e veprave të mia.
- Ju, sigurisht, keni dhe familje. Sa ndikon angazhimi juaj i ngjeshur në punë, për të plotësuar kërkesat dhe nevojat familjare?
- Familja? Kam gruan dhe tre fëmijë. Një djalë dhe dy vajza. Djali i martuar, ka dhe një fëmijë. Vajzën në Universitet, në Modena, Itali. Studion për ekonomi - informatike. Edhe unë jetoj në Itali bashkë me familjen. Shkoj e vij shpesh. Vitin e Ri e kam bërë në Itali.
- Z. Drejtor, le të ndërrojmë temë, sa e njihni ju çështjen çame dhe ç’dini për Çamërinë?
- Çamëria historikisht është e njohur si krahinë shqiptare, me kufijtë e saj nga Arta deri në Prevezë. Të gjitha krahinat pothuaj kanë qenë të populluara nga shqiptarë, deri në genocidin grek të viti 1944-45. Qeveria greke, me anë të kolonel Zervës, dëboi masivisht një popullsi tërësisht muslimane nga trojet e saj, se gjoja paskan bashkëpunuar me gjermanët, një pretendim ky qesharak, kur dihet botërisht se nuk është e vërtetë, por ato toka janë shqiptare, edhe pse sot janë zaptuar nga të tjerë.
- Sa ka kontribouar politika dhe shteti shqiptar në zgjidhjen e kësaj çështjeje?
- Politika jonë, për të mos prishur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, ka qenë e mefshtë për problemin e çështjes çame, duke e lënë në dorë të çamëve, që ta zgjidhin në mënyrë individuale, madje deri në gjykatën e Strasburgut, gjë e cila është e paarritshme për pericepitë që dihen. Politikanëve tanë u intereson ta mbajnë “tërhiq e mos e këput” me Greqinë, se ajo ka ndikim në BE për integrimin tonë, dhe po të na zemërohet ajo, “zemërohet” dhe Brukseli. Në fakt, kjo çështje është anashkaluar, jo pa qëllim, nga politikanët tanë, si të majtë ashtu dhe të djathtë, për të ruajtur ekuilibrat false me Athinën zyrtare. Edhe një rezolutë në Kuvendin shqiptar nga qeveria socialiste, (që nuk u miratua as nga ata vetë), nuk arriti të shkonte as si notë proteste deri tek Ambasada greke në Tiranë. Rezouta ishte e nevojshme të miratohej, por politika jonë e pengoi që mos ta prishte me Greqinë për të firmosur MSA-në për në NATO, si një shenjë bashkëjetese prej dy “fqinjëve të mirë”.
- Sa të largët e shihni zgjidhjen e çështjes çame?
- Kjo çështje zgjidhet paralel me zhvillimet ndërkombëtare, kur Europa të shkrijë kufijtë ballknikë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe aplikimi për në BE, do të jenë një kartë e fortë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame. Do të zgjidhet vetëm me bisedime dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. Greqia është anëtare me potencë në NATO dhe BE. Duket e largët zgjidhja, se Greqia dhe politikanët e saj nëpërmjet deklaratave janë mohues, së fundmi edhe qëndrimi i znj. Bakojanis ishte i ftohtë dhe aspak bashkëpunues. Dihet tashmë qëndrimi grek, nga postulatet dashkakeqe, se “nuk ekziston problemi çam”, gjë që shpie në shtyrjen e kësaj çështje në kalendat greke.
- Cila është rruga më e shpejtë e zgjidhjes së këtij problemi?
- Rruga më e mirë janë bisedimet. Nuk e shoh të shpejtë zgjidhjen e kësaj çështje, se Greqia nuk do të pranojë, pa “shtysë” nga jashtë, ose deri kur kancelaritë europiane ta marrin seriozisht dosjen çame. Por, pa ndërhyrë si gjithmonë mbrojtësja e të “vegjëlve”Amerika, vështirë se do të ketë progres për çështjen çame. Greqia si zor të dorëzohet para “dashurisë së saj të vjetër” dhe pretendimit për Vorio-Epirin. Greqia nuk e “dorëzon” lehtë Çamërinë.
Bisedoi: Emrie Krosi

Thursday, March 19, 2009
Nga Emrie Krosi
Çamëria
Gjyshi më ka treguar: “Bijë,
atje, përtej mjegullës së maleve,
ndodhet një tokë e përgjakur
që quhet Çamëri!…
Është tokë e bukur!
Pjellore!…
Si Kosova…
Bijë,
një ditë do jetë pjesë e Shqipërisë”…
Përtej kreshtave të kuqërremta,
në Çamëri
ende shfryjnë shtëllunga tymi,
hiri i shtëpive,
i ullinjve
rrugëve bëhet kalldrëm.
Një ninullë zogu,
mbi një kurorë të shkrumbuar ulliri,
përflaket mbrëmjeve
të “Golgotës” arvanitase,
(atdheut jetim të Bilal Xhaferrit),
Çamërisë…
Çamët, si muhaxhirë,
“ngarkuan” këngët,
në djepat pa emra,
pa fëmijë…
S`të falim
as ty, Çamëri!
S`të falim
as ty, Kosovë!…
A jeton dot trupi pa gjymtyrë?
Emrie Krosi
Çamëria
Gjyshi më ka treguar: “Bijë,
atje, përtej mjegullës së maleve,
ndodhet një tokë e përgjakur
që quhet Çamëri!…
Është tokë e bukur!
Pjellore!…
Si Kosova…
Bijë,
një ditë do jetë pjesë e Shqipërisë”…
Përtej kreshtave të kuqërremta,
në Çamëri
ende shfryjnë shtëllunga tymi,
hiri i shtëpive,
i ullinjve
rrugëve bëhet kalldrëm.
Një ninullë zogu,
mbi një kurorë të shkrumbuar ulliri,
përflaket mbrëmjeve
të “Golgotës” arvanitase,
(atdheut jetim të Bilal Xhaferrit),
Çamërisë…
Çamët, si muhaxhirë,
“ngarkuan” këngët,
në djepat pa emra,
pa fëmijë…
S`të falim
as ty, Çamëri!
S`të falim
as ty, Kosovë!…
A jeton dot trupi pa gjymtyrë?
Emrie Krosi
Nga Emrie Krosi
TUNGJATJETA ÇAMÊRI!
Shënime për librin “Diplomacia e vetëmohimit” e autorit Shefki Hysa
“Diplomacia e vetëmohimit” e shkrimtarit Shefki Hysa është një paraqitje sa e çiltër aq edhe dëshmuese e një kalvari të gjatë mundimesh të popullatës muhaxhire çame, është një lloj historiku i zhvillimeve të një prej çështjeve më delikate, siç është çështja çame, që ende këlthet e kushtron për mohimin që i bëhet. Êshtë peng e moszgjidhje e të drejtave jetike të një popullate martire. Si çdo popullsi tjetër, edhe çamët e dëbuar me dhunë nga shtëpitë atërore në Çamëri, gëzojnë të drejtën e pronës dhe të trashëgimit të truallit të të parëve të tyre, por vitet kalojnë e askush nuk kujtohet për të ndrequr padrejtësinë që u është bërë.
Pas shembjes së pushtetit diktatorial në Shqipëri shpresa e çamëve rilindi. Menduan se kalvari i vuajtjeve të tyre do të merrte një zgjidhje dhe se ata do ktheheshin në vatanin e tyre, në Çamëri, aty ku kanë dhe varret e të parëve, por ky “zgjim postraumatik” s’qe gjë veçse një zhgënjim tjetër. Me sa duket për ta do të kishte akoma e akoma vuajtje, dhimbje e mohim… Tradhtia më e madhe dhe pabesia më e turpshme ndaj kësaj plage të shpresës së tyre të rivrarë rishtas ishte dhe thënia ogurzezë e grekut Micotaqis, në Tiranë, në pranverën e vitit 1991: “Nuk ekziston problem çam”.
Atëherë kush qenka Çamëria?!... Po çështja e saj?
Çamëria, fjalë ende e ndaluar si “molla e Adamit” në fjalorin e politikës shqiptare, por edhe në rrethet e politikave ballkanike e ndërballkanike. Çamëria, një krahinë që kushdo e njeh dhe e ka shkelur, ka mbetur i habitur nga mrekullitë e saj, jo vetëm ato natyrore, por edhe kulturore. Një krahinë që u përket shqiptarëve çamë e që nuk mund të tjetërsohet dhe as të mohohet. U përket atyre që lindën dhe u rritën në atë truall të aneksuar padrejtësisht prej Greqisë më 1913, të cilët quhen dem baba dem shqiptarë, banorë autoktonë të asaj treve, ndoshta shumë më përpara se të vinin fiset greke nga ishujt e Azisë së Vogël, shumë e shumë kohë para Odisesë…
Greqia këtë fakt e di mirë! Pse atëherë ka frikë ta pohojë?! Nga gjykimi i vetvetes apo i historisë së saj?! Këtyre e shumë pyetjeve të tjera u jep përgjigje të sakta përmbledhja voluminoze “Diplomacia e vetëmohimit”. Në këtë libër autori Shefki Hysa pasqyron, midis të tjerash, edhe takimet e bisedat, debatet e replikat, dialogjet e përplasjet jo vetëm me politikën e kohës së regjimit komunist, por edhe me politikanët e periudhës postkomuniste si me: Sali Berishën, ish President i Republikës, Ibrahim Rugovën, ish liderin e Kosovës, me Mandelën shqiptar, Pjetër Arbnorin etj., etj. Këto peripeci e orvajtje atë nuk e lodhën, por me një kurajo dhe vendosmëri të madhe prej çami, me shpirtin luftarak e binjak me Bilal Xhaferrin, simboli dhe udhëheqësi i tij ideal, që lindi çam dhe vdiq çam, arriti deri aty sa me “diplomacinë e tij të urtë” është përballur me diplomacitë perëndimore, me të vetmin ideal: Çamërinë dhe Shqipërinë etnike.
Në përpjekjet e tij Shefki Hysa, herë të forta dhe herë të buta, me ustallarët e politikës dhe diplomacisë, iu desh të përdorë një lloj zgjidhjeje të tipit “deux ex machina”, nëpër rrugëtimin e gjatë për mbrojtjen e çështjes çame. Instancat më të larta të shtetit shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë, Presidenca e Republikës dhe Qeveria, janë nxitur shpesh të mbështesin dhe zgjidhin problemin çam, pavarësisht se kanë bërë shumë pak apo pothuajse nuk kanë lëvizur as gishtin, ose që kanë penguar si në mars 2004, kur rrëzuan rezolutën çame. Shefki Hysa dhe miqtë e tij kanë trokitur edhe deri në Parlamentin Euroipian, janë takuar me Komisarët e të Drejtave te Njeriut, me z. Franco Fratini e Oli Rehn si dhe me eurodeputeten Doris Pack (në prill- maj 2006).
Kosova e arriti pavarësinë e saj, por Çamëria ende asgjë. Zgjidhja e problemit çam ende pengohet nga vetë qarqet e politikës shqiptare të shitura te greku e serbi. Mos vallë duhet edhe ajo “të militarizohet” për të realizuar të drejtat që i janë mohuar përdhunisht nga zervofilët grekë? Mos vallë duhen sjellë sërish në këto troje, si në Kosovë, përballë politikës së tredhur shqiptare “Klintonët e Bushët e rinj të Amerikës” që të “urdhërojnë” zgjidhjen e çështjes çame?!... Së pari Çamëria është çështja jonë, çështje mbarëshqiptare, jo vetëm e çamëve. Duhet kuptuar mirë se problemi i Çamërisë është i të gjithë shqiptarëve, edhe i politikës e diplomacisë sonë, të cilat duhet të mësohen të vetëveprojnë me përgjegjësi kombëtare dhe jo me poza servile, siç kanë vepruar deri tani, vetëm kur marrin urdhra nga politikat e mëdha botërore.
“Çështja çame ka karakter mbarëkombëtar dhe mbarëshqiptar”, - është shprehur ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në një intervistë të viteve `90 në Tiranë, për gazetën “Kombi”, - “duhet patjetër” -theksonte ai,- “që ta bëjmë pjesë të shpirtit tonë, pastaj t`ua parashtrojmë organizmave ndërkombëtarë e dashamirësve tanë nëpër botë dhe të kërkojmë zgjidhjen e saj”...
Çamëria është çështja e shtruar për zgjidhje dhe koha nuk prêt. Duhet të punojmë së bashku gjithë faktorët shqiptarë për të pasur një Shqipëri të fuqishme që të konkurojë bindshëm në Europën e qytetëruar dhe për këtë duhet patjetër që edhe çështja çame të zgjidhet ashtu siç u pavarësua Kosova. Duhet punë e madhe për ta çuar në vend ëndrrën e qindra-mijëra çamëve, për të qenë jo vetën në atdheun e të parëve, por edhe qytetarë të denjë të Europës së bashkuar.
Shumë thonë se Çamëria nuk merret! Por e fundit vdes shpresa! Nëse do të mendojmë si mendjeshkurtërit asnjëherë nuk do ta zgjidhim problemin e Çamërisë, por po të kemi më shumë guxim dhe vlera shqiptarie, por edhe më shumë vullnet politik, jo vetëm që do ta zgjidhim këtë çështe, por do të jemi edhe një komb i bashkuar, do të zemë vendin tonë që na takon në në Ballkan e në Europë, do të jemi shumë më dinjitozë para Qytetërimit Perëmdimor, pjesë e të cilit është edhe kombi i madh shqiptar.
Po të jemi të kujdesshëm, libri “Diplomacia e vetëmohimit” nuk është vetëm një apel, por edhe një lloj bible, një model i të bërit politikë e diplomaci, që shumë mirë mund të quhet edhe “diplomacia e urtësisë” e Shefki Hysës, gjë e cila bie në sy edhe në marrëdhëniet e tij me politikëbërësit shqiptarë e ata botërorë, por edhe me miqtë e tij çamë, shqiptarë e të huaj.
“Diplomacia e vetëmohimit” është pasqyra e tërë veprimit e mosveprimit shqiptar, është ehoja e tërë përpjekjeve atdhetare të shumë intelektualëve idealistë që çështja çame të ketë jehonë sa më të madhe brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Dhe duhet të jehojë fuqishëm edhe për ata që nuk e njohin akoma apo dhe kanë harruar qëllimisht që ekzison një cështje e hapur, e cila quhet Çamëri.
Të vjen keq, kur midis rrjeshtave të librit, përveçse betejës për Çamërinë e për lartësisim e figurës së Bilal Xhaferrit dhe veprës së tij atdhetare në Shqipërinë diktatoriale e në Amerikë, (vërtetuar kjo nga intervistat, kujtimet, reportazhet e mbresat e miqve e bashkëkohësve) dallon edhe gjurmët e pabesisë, babëzisë dhe mosdëshirës për të vepruar, ca më keq edhe pengesat e tradhtitë e atyre që e kanë për detyrë të punojnë për atdheun e tyre. Indinjohesh thellë kur ata që u janë besuar fatet e vendit edhe nga vota e çamëve, me shpresën se një ditë… “eh një ditë… do të kthehen në vatanin e vet për të vendosur qoftë edhe një tufë lule te varret e të parëve”, sabotojnë në vend të zgjidhin problemin. Pra, politika e diplomacia shqiptare tanimë janë të verbra dhe të shurdhra, ndaj çështjes çame, këtë përfundim arrin dashur padashur.
Ndërkohë Shefki Hysa e miqtë e tij arrijnë ta çojnë “Amanetin e Bilalit” deri në Kongresin Amerikan ku zëdhënëse e tyre u bë politikania e madhe Hillari Clinton apo në Strasburg, ku eurodeputetja Doris Pack shprehet: ‘Grekët kërkojnë të drejtat e minoritetit të tyre në Shqipëri, por harrojnë se çëshja çame është njëlloj si çështja e grekëve që u dëbuan nga Çekia dhe Polonia si bashkëpunëtorë të Hitlerit… Çamëve duhet t`u njihet e drejta të vizitojnë vendlindjen e tyre, të vizitojnë varret e të afërmve. Asnjë grek nuk mund t`i kundërvihet faktit që të trajtohen të drejtat humanitare të popullsisë çame, për vizita në vendlindje dhe në varret e të parëve të tyre. Përsa i përket çështjes së pronave, Greqia dhe Shqipëria duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe ta zgjidhin midis tyre”… Kurse eurodeputeti greko-qipriot shprehet: “…Çështja çame përbën një problem që ekziston dhe që ne duhet ta kalojmë”… Pra, “lufta vazhdon”. Beteja të tjera i presin çamët. Beteja finale do të jetë atje, në Çamëri, atje ku “vendi ndërronte aromë/ erë dehëse kanelle/ erë mishi qenjgi të njomë…, - siç theksonte Bilal Xhaferri në poezinë “Aromë Çamërie”…
Nuk është thjesht një dedikim Çamërisë dhe Bilal Xhaferrit, ky libër, por një klithmë që akoma jehon nëpër qytetet e zonat e Çamërisë të braktisura nga banorët e tyre, sepse qenë ndryshe,sepse qenë çamë muslimanë, se çamët orthodoksë janë akoma dhe kësaj dite në trojet e tyre etnike. Nuk bëhet fjalë se çfarë feje kanë çamët, por kemi të bëjmë me një problem të madh kombëtar, një problem që duhet rë vihet në rrugën e zgjidhjes, në mënyrë që edhe kanalet e komunikimit mes Athinës dhe Tiranës të jenë akoma edhe më transparente. Në të gjithë rrugëtimin e tij Shefki Hysa, që nga fillimi e deri në fund të librit (më saktë fundi do të jetë Çamëria e lirë me çamët shqiptarë), është munduar të kalojë përtej vetvetes me një sakrificë të pashembullt, në emër të një ideali, që shumë nihilistë e quajnë, “mollë e ndaluar”, ose disa prej tyre që e quajnë veten shqiptarë, shkojnë akoma më tej e thonë: “Çamëria problem i mbyllur”, duke çuar ujë në mullirin shovinistëve grekë të rinj e të vjetër. A thua se u zbut Greqia dhe ndërroi mendje, se gati pesëqind mijë shqiptarë punojnë si argatë, jo vetëm në tokat came, por edhe në të gjithë hapësirën e vjetër Pellazgo-Dardane? Jo! Greqia luan një politikë sa të vjetër dhe të re, të “kulaçit e kërbaçit”, duke ditur se hapësirat ballkanike po ngushtohen gjithnjë e më shumë në emër të një diplomacie të re që quhet euroballkanizëm, që duam apo s`duam ne, ballkanasit, duhet të jemi pjesë e saj.
Ja si shprehet Ismail Kadare nëpër radhët e librit: “Ka ardhur koha që Ballkani të shtërohet nga krimet e vjetra, dhe një nga këto krime është ajo që ka ndodhur në Çamëri. Drama çame. Dhe kështu Ballkani do të përgatisë rrugën drejt emancipimit. Vetëm pas këtij pastrimi Ballkani mund të bëjë pjesë në familjen e emancipuar të popujve europianë”… Atëherë vetë Athina dhe Greqia duhet të bëjnë “katarsis” (fundja kjo fjalë ka ardhur nga korifejtë e letërsisë antike greke, nga vetë zemra e Athinës së lashtë demokratike, nga Aristoteli) brenda vetes, të pranojnë se ka një problem të madh e të pazgjidhur, siç është çështja çame dhe të mos e njollosë akoma figurën e çamëve, si gjoja “plangprishës” të fqinjësisë dhe armiq të paqes. Kush qenkan më paqësorë se çamët? Kush e do më shumë paqen dhe qytetërimin se çamët? Por ky qytetërim duhet të vijë nga të dy polet politike që formula e “bashkëjetesës ndëretnike e ballkanike” të funsionojë. Të nxitur nga misionari Shefki Hysa, një pjesë e politikanëve shqiptarë si Arian Madhi, Ilir Meta, etj. kanë bërë përpjekje për ndërgjegjësimin e BE për zgjidhjen e problemit çam, por këto ishin nisma individuale më shumë sesa institucionale. “Jo vetëm opinioni botëror, por së pari ne vetë duhet të ndërgjegjësohemi, se kjo çështje duhet zgjidhur si duhet, megjithatë europianizimi i problemit çam tashmë është një arritje e madhe, konkrete një realitet, jo llafe” - është shprehur deputeti Arian Madhi në Parlamentin Europian.
Pra, tani e kemi vetë në dorë. Ta bëjmë Çamërinë! Çamëria është e jona! Thënia se pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”, tingëllon aktuale sot më shumë se kurrë.
Tungjatjeta Çamëri!
Tungjatjeta!...
EMRIE KROSI

METAMORFOZÊ DHIMBJEJE
Shënime për librin me tregime “Turtullesha dhe djalli”
“Turtullesha dhe djalli” titullohet libri i parë me tregime i prozatorit Shefki Hysa. Kjo përmbledhje me tregime është pasqyrë e një realiteti të shpërfytyruar prej ish diktaturës komuniste, ndryshe nga ai “realitet” i sajuar socialist që himnizonte letërsia e gjymtuar e realizmit ideologjik. Pra, krijimtaria e këtij autori i përket një letërsie të mohuar nga ish-censura komuniste, e cila ruhej nga të ashtuquajturat kthetra të “dekadencës së absurdit”, që gjoja errësonin vlerat e vërteta të artit e të letërsisë shqiptare.
Shkrimtari Shefki Hysa në këtë libër paraqitet sa këngëtar i dashurisë dhe njëherësh i metamorfozës së madhe njerëzore që shkakton dhimbja e humbjes së asaj dashurie që dhunohet prej së keqes, që simbolizohet prej djallit, qoftëlargut, shejtanit apo sa e sa nofka të tjera, me të cilat rapsodi popullor emërton ligësinë e njeriut. Në këtë këndvështrim, krijimtaria e tij është një risi, e cila risjell në mënyrë krijuese në letërsinë moderne shqiptare, elementet e magjishme që hasen shpesh në krijimet folklorike, veçanërisht në eposin çam, gjë që e bën këtë letërsi të mrekullueshme e me vlera te mëdha, si ajo e realizmit magjik e përfaqësuar nga shkrimtari me famë botërore Gabriel Garsia Markez.
Ku shfaqet ky realizmo-magjizëm në tregimet e Shefki Hysës? Në tragjizmin e vetë realitetit të sjellë mjeshtërisht në dy plane: në njërin fati tragjik i njeriut dhe i dashurisë së mohuar, dhe në planin tjetër eposi i mrekullueshëm çam, me legjendat, përrallat, baladat, rrëfenjat, tregimet e jetuara e ngjarjet ngjethëse , të ritreguara artistikisht në krijimtarinë e këtij autori me origjinë nga Çamëria martire e përgjakur prej dhunës së legjioneve barbare zerviste greke.
Pra, “Turtullesha” e tij s`ështe gjë tjetër, veçse një “Dashuri në kohën e kolerës” e ngjajshme me dashuritë e kohërave të trazuara të Markezit, që enden e enden shekujve deri në ditët tona dhe që do të vazhdojnë të enden deri sa të ekzistojë lufta e pashmangshme midis së Mirës dhe së Keqes. Fëshfërima e mallit të pashuar dashuror ndihet nga njëra faqe e librit në tjetrën, siç ndihet dhe ai pikëllim shkretëtire që buron prej transformimit që sjell e keqja, djalli, në jetën e përditshme njerëzore.
Transformimi në realitetin letrar që ka krijuar Shefki Hysa, i ngjan një lloj metamorfoze kafkane e risjellë në formën e nje rrëfenje, (jo si përrallë, por si një realitet metaforik i fshehur nga vështrimi i përbindshëm i “cikllopit shtet”), gjë që e bën librin e këtij prozatori një guxim me vlera letrare të rralla. Pa fshehur asgjë, (larg kolektivizmit dhe dashurisë së detyruar në realitetin e punës kolektive që predikonte socrealizmi), kjo krijimtari e vë individin në përmasat e vërteta dhe shpalos mesazhin se dashuria dhe dhimbja janë produkte sa njerëzore dhe hyjnore, të cilat nxisin te njeriu aftësitë për mbijetesë në luftën e gjatë për ekzistencë.
Njeriu i dashuruar me jetën përjeton fitore e humbje, pra, kalon nga njëra gjendje në tjetrën, madje edhe metamorfozohet për të mbrojtur veten prej dhimbjes që i shkakton e keqja.
Në librin “Turtullesha dhe djalli”, kjo metamorfozë dhimbjeje nuk vjen si një përjetim i një çasti përfytyrimi, por si një përmbysje e një “Piramide Keopsale” antivlerash që stolisnin shpesh shpirtin e dashurisë së personazheve të letërsisë socrealiste. Nuk ka religjion e ideologji në këto tregime, por thjesht një lirizëm autentik, një shpërfaqje e një “legjende” universale besimi, që quhet dashuri-dhimbje dhe humbje njerëzore, sa reale dhe tokësore, si në çdo vepër të letërsisë bashkëkohore botërore.
Mos vallë ky lirizëm pikëllues është thjesht një trill artistik? Jo! Êshtë shprehje mbijetese në kujtesën e dashurisë njerëzore, e cila, si vetë jeta, në procesin e lëvizshmërisë brenda lëndës dhe materies, gjallon duke shkaktuar më shumë lot e dhimbje se sa buzëqeshje. Çdo lloj dashurie sjell ndryshim, lulëzim, por e keqja, si gjithë bishat në pritje të preve të veta, synon shkatërrimin e shpirtit të dashurisë, e cila, për të mbijetuar, detyrohet të shndërrohet, të metamorfozohet, pa e humbur funksionin e vet, si në rastin e personazheve Turtulleshë e Shushurimë që, megjithëse u metamorfozuan, u rimishëruan në Zog dhe në Erë, përsëri dy realitete të lidhur pazgjidhshmërisht e të domosdoshëm për njëri-tjetrin.
Ky “realizëm magjik”, kjo mrekulli, paraqitet si koncept i mbijetesës së krijesave me origjinë hyjnore që kurrë nuk mbarojnë përballë fatalitetit që u sjell përplasja me të keqen, veçse tranformohen si në këto tregime, që nuk kanë “korniza letrare” e as “ego estetike joniane”, por pasqyrojnë atë që ndien e përjeton njeriu shqiptar, pavarësisht se sa i shpreh në rrethana të caktuara.
Askush nuk mund të thotë se jetova pa jetuar, askush nuk mund të thotë se dashurova pa dashuruar, askush nuk mund të thotë se humba pa luftuar… Ky është thelbi i mesazhit që na përcjell libri “Turullesha dhe djalli”…

NDAL! PORTA E LIGJIT
Atje tej, me mure të rrjepura nga myshku, me kangjella të larta të ndryshkura, si një përbindësh hekuri, porta e murrme e ligjit "përgjon", syrojë, udhën me pluhur "të kalorësve të zinj" të ligjit, që flenë me përkrenare "fajkonjsh", duke tundur ëndërrimthi shkopin…
- Ndal! Ku shkon?! - pyet polici përgjumësh (shikon ëndrra me grada), duke tundur bastunin e zi prej gome.
- Të ankohem te…, - përgjigjet udhëtari i lodhur nga udha e gjatë, tërë djersë, zhelegrisur prej mjerimit, me trastën e bukës të vrimuar; (Mos e shkel, hej të shitoftë Zana! Refren ky që përsëritet sa herë rrokulliset kokrra e misrit e mykur nga arnat e kalbura nëpër shtigjet e maleve ku sakrifikohesh për një "thërrime" në dorën e varfërisë së shekullit të ri shqiptar).
- Ndal! Kthehu mbrapsht! Shteti! Ligji! Polici! – i kërcënohet me shkop polici.
Dhe udhëtari shkon në udhën e kthimit drejt fshatit të tij për të ardhur përsëri… përsëri…
- Ej, ti! - ulëret polici, duke tundur kërbaçin e zi si gjarpër.
– Ligji!…- Ligji?! - përgjigjet i trembur udhëtari.
- Polici!- bërtet roja i ligjit, duke u mburrur me hierarkinë e tij.
- Dua të hyj atje! – tregon me gisht udhëtari si nga porta e "ferrit", ku lehin zagarët e pushtet në mbrojtje të gjahut të tyre.
- Jooo! Shteti! Shefi! - tund shkopin frikshëm polici.
Përsëri fshatari ikën në pragmbrëmjen gri. Ai do të shkojë larg, në fshatin e tij malor, në kullën e gurtë, (kështjella feudale e shtetit ka borgjezët e kollarisur të kryeqytetit), pa marrë asnjë përgjigje për copën e tokës së tij. Të nesërmen, në pragagim, do të kthehet drejt kryeqendrës, me opingat tërë phuhur, nga shtigjet e gurta malore…
"Nesër do ta takoj ministrin, deputetin", shefin…, - përvetet fshatari. "Nesër do të marr patjetër tapinë", - ëndërron pranë gruas që bie era pleh dhe lopë. "Nesërrrr"...
Dhe sërish për rrugë me trastën me bukë të thatë, qepë e gjizë…
- Aaa! Or ti! - thërret polici, me skeptrin e frikës në dorë (tund kërbaçin si trofe të paaftësisë). – S’merrke vesh ti?!… Shteti!… Ligji!… Polici!… Të ndalojnë! Hajt, shko! Nesër!…
Udhëtari (hallexhiu me të cilin gajasen shteti, ligji, deputeti, polici) ulet buzë rrugës, në një tragë me bar të thatë dhe përtyp bukën e thatë me qepë, nën hijen e një pishe plakë, si një murg i vetmuar në altarin e qiellit veror, që tërsëllit dhëmbët, halagjilpërat, që ngulen në trupin e tij të përplagur shtigjeve malore…
- Do pak? - ia zgjat udhëtari policit, copën e bukës së mbetur.
- Jam me detyrë…, or ti! – brof polici duke tundur shkopin. - Largohu! Ndalohet të rrish aty! Zonë e ndaluar për malokët! Ik! Zhduku! Se të jap një!… - dhe tund përsëri "bishtin" e gomës, roja i ligjit.
I gjori udhëtar, duhet të dyzohet me hijen e tij, (se vjedh hijen e rëndë të shtetit, duke u ulur nën pemën e tij), në këmbë mes qiellit dhe tokës, duke pritur mëshirën…, apo harrimin e zgjedhjes së vet, (voto majtas ose djathtas, se qendër nuk ka, ose jashtë zyrër së Shtetit, Deputetit, Ligjit e Maliqit)…
- Të lutem! - lutet udhëtari. - Jam larg. Duhet të eci natën. S‘ka makinë. As rrugë. As drita…- Largohu!
- Duhet të takoj…, - nuk e mbaron dot fjalën, - për një copë tokë, se…
Dhe shkopi e rrëzon atë me fytyrë mbi këpucën e ligjit, puth gjurmën e tij me pluhur…
- Të kam thënë!… S‘ka pritje populli sot! Nuk pret Shteti e Deputeti! Ik!…
- Ndoshta… ndoshta!…
- Largohu!
Udhëtari kërcen mënjanë. Vargu i makinave të zeza të shtetit, me roje fytyrëgurtë, ngrejnë phuhur, duke mjegulluar pamjen e zymtë të "kështjellës" së hekurt, ku ligji fle në dosje të pluhurosura prej kohëve të shkuara, si nje dinosaur i harruar nga paleontologët modernë...
- Por….
- S‘ka por!… Cuk… Cuk… Cuk! – tund kokën polici si i habitur, duke murmuritur…
- Kush është ai? - pyet hallexhiu.
- Kryepolici!
- Po ai me kollare?
- Shefi!
- Po ai trashaluqi?
- Deputeti!
- Po ai barkmadhi?
- Kryeligjori!
- Po ai kokëmadhi? - pyet përsëri hallexhiu që s’i rrihet rehat.
- Kryeqeveritari, mor pis!
Dhe hallexhiu ra përmbys, në pluhur i përgjakur nga shkopi i policit e i ligjit. I gjori duhej te heshtte dhe të mos pyeste shumë, (se kureshtja për të ditur të vret), se liria e fjalës të "dënon" në shtëllungat e pluhurit, si dikur në turrën e druve.
Kuvendarët nxitojnë e nxitojnë drejt portës së "hekurt" të ligjit.
Hallexhiu pret e pret çdo ditë para portës së ligjit, duke mallkuar veten me shpresën që polici, "xhelati", ose do të dënohet nga Perëndia, ose nga Kryeshefi, përndryshe ai kurrë s`do ta kalojë atë portë të mistershme...
- Ndal! Polici! Ligji!…
"Nëse do të futesh në atë portë, "përbindëshi" do të të hajë, se ne vetë ia dhamë lirinë të na rrahë, të na tallë, të na qeshë, të na pështyjë, të na dënojë, të na vrasë e të na hajë… Ia dhamë lirinë me votën tonë sa majtas e djathtas", - psherëtin hallexhiu…
- Ej, njeri! Ndal! Ndal! Porta e ligjit!…

Subscribe to:
Posts (Atom)